Prishtinë: Ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit për shkak të rrjedhjes së ujit NULL NULL 29.10.2024 20:50 29.10.2024 20:50 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit në rrugën “Fadil Ferati” në lagjen Bregu i Diellit, ka ndërprerë furnizimin me ujë në zonën e lartëcekur. Me anë të postimit në Facebook, bëhet e ditur se ekipet teknike të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit.