11:33, 23 Korrik 2019

Policia ka arrestuar në Prishtinë dy të dyshuar K/Shqiptarë një mashkull dhe një femër, për veprën penale “Detyrim”.

Të njëjtit në bashkëpunim kanë detyruar viktimën mashkull K/Shqiptar që t’ua japë 680 euro (gjashtëqind e tetëdhjetë) nën pretekstin se e dyshuara e lartcekur ishte shtatzënë, pasi që viktima ishte në lidhje me të, njofton Klan Kosova.

Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar se ishin koordinuar për një veprim të tillë.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë