Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: I akuzuari për lëndim të rëndë trupor dënohet me tre vjet burgim

NULL NULL
01.06.2023 15:50
Gjykata Themelore
Gjykata Themelore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.B për vepën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari K.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh, përcjell Klankosova.tv.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit K.B për veprën penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3 pika 3.2, lidhur me paragrafin 2 pika 2.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“I akuzuari K.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat brenda 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, të akuzuarit K.B në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit. Pala e dëmtuar  D.K udhëzohet në kontest të rregullt civil, për të realizuar kërkesën pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.