11:24, 19 Janar 2020

Të shtunën rreth orës 20:00 është arrestuar një person në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë, pasi që të njëjtit i është gjetur një sasi prej dy kilogramësh substancë narkotike.

Të njëjtit i janë konfiskuar edhe një shumë prej 2150 eurosh si dhe një telefon celular, njofton Klan Kosova.

“Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën  e mbajtjes për 48 orë”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Policisë:

Rr. Ismajl Dumoshi, Prishtinë 18.01.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në trup dhe veturë i janë gjetur katërmbëdhjetë (14) qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 33.4 gram. Është bërë bastisja e shtëpisë së tij dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1827 gram (1kg e 827 gr), një peshore digjitale, para të gatshme në bankënota të ndryshme në vlerë prej dymijë e njëqind e pesëdhjetë (2150) € dhe një telefon celular. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën  e mbajtjes për 48 orë.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë