Prishtinasit do ta shfrytëzojnë falas Trafikun Urban (VIDEO)

Prishtinasit do ta shfrytëzojnë falas Trafikun Urban (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 1 javë më parë

Të gjithë prishtinasit gjatë muajve të dimrit transportin urban do të mund ta shfrytëzojnë pa paguar asnjë cent.

Kështu ka vendosur Kuvendi Komunal, me propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës, nga i cili të gjithë kryeqytetasit lirohen nga pagesa e biletës deri në mars të 2021-ës, njofton Klan Kosova.

Për këtë, asamblisti Leotrim Retkoceri tregon se ekzistojnë edhe mundësitë buxhetore dhe po pritet vetëm drita e gjelbër nga kryetari, Shpend Ahmeti.

”Komuna ka të pashpenzuar vetëm 60 përqind të buxhetit të saj, pra ky është një argument i mjaftueshëm që të lirohen qytetarët nga pagesa në Trafikun Ubran dhe kosto të subvencionohet nga komuna përmes buxhetit të pashpenzuar”, ka thënë Retkoceri.

Ilirik Musliu nga PDK-ja e Prishtinës beson se iniciativa e tyre që u miratua me 11 nëntor nga asambleja komunale, do të jetë efektive për zhbllokim të trafikut e mbrojtje të ajrit.

”Gjë që do të ndikonte në uljen e qarkullimit të veturave dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Kjo masë do të vlejë për të gjithë qytetarët pa përjashtim, duke nxitur ata që të përdorin më shumë transportin publik dhe jo veturat private”.

Për propozimin e partisë opozitare në kryeqytet, 22 asamblistë votuan për, shtatë kundër ndërsa një abstenoi.