Prishtinasi mashtrohet nga një “zyrtare e huaj”, i dërgon shumë të madhe parash - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinasi mashtrohet nga një “zyrtare e huaj”, i dërgon shumë të madhe parash

NULL NULL
01.02.2023 09:38

Një qytetar në Prishtinë është mashtruar online, pasi përmes një rrjeti social është kontaktuar nga një përdorues/e, e cila është paraqitur si një zyrtare, duke pretenduar se do t’i dërgojë një shumë të hollash për investime në Kosovë.

E njëjta më pas i ka kërkuar viktimës të holla, me këtë të fundit që i ka dërguar asaj një shumë të konsiderueshme.

Prishtinasi më pas është ankuar në polici, transmeton Klankosova.tv.