Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinaset kampione të basketbollit në Kosovë

NULL NULL
18.05.2015 16:28
Prishtinaset janë shpallur kampione të Kosovës në Basketboll. Vashat e Kryeqytetit mposhtën në play-off Trepçën.

Femrat basketbolliste të Prishtinës janë shpallur kampione të Kosovës.

Basketbollistet e kryeqytetit e kanë përmbyllur ETC Ligën e Femrave si kampione, pasi në play-off in e zhvilluar në Vushtri mposhtën vashat e Trepcës.

Takimi i së dilës ka përfunduar me shifrat 50:41 në të mirë të mysafireve.

Vashat nga kryeqyteti patën shënuar fitore edhe në duelin e parë të luajtur ditë më parë në Prishtinë me shifrat 51:44, transmeton Klan Kosova.

Për prishtinaset ky është titulli i tretë radhazi i kampionit, kurse i 9-ti që nga paslufta, derisa në këtë edicion bardhekaltrat janë stolisur edhe me trofeun e Ipko Kupës së Kosovës.

Këtë trofe Prishtina (ish-Universiteti) e ka fituar 8 herë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.