“PRISHTINA – Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” sonte në teatrin ODA NULL NULL 09.06.2025 14:51 09.06.2025 14:51 Në Teatrin ODA në Prishtinë, sonte jepet shfaqja “PRISHTINA – Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” nga Jeton Neziraj me regji Blerta Neziraj. Pikënisja e kësaj shfaqjeje është një histori krimi, e ndodhur 25 vjet më parë, në Prishtinën e sapo çliruar që po administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Sot çështja e ndërtimeve pa leje në Prishtinë dhe në Kosovë ka marrë përmasa katastrofike. Duke u ndërtuar në to pa plan e pa kontroll, qytetet tona janë bërë ngulfatëse; hapësirat publike të pasigurta dhe jo miqësore. “PRISHTINA – Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” trajton këto çështje në skenë dhe synon të na ftojë ta rimendojmë raportin dhe përgjegjësinë tonë për qytetin, në një kohë kur ky cikël shkatërrues është institucionalizuar e normalizuar. Në këtë shfaqje luajnë aktorë: Armend Smajli, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.