18:26, 19 Qershor 2019

Aktualisht në Kosovë po qendron legjenda e futbollit Gjerman dhe botëror, Lothar Matthaus.

Ai sot gjatë mesditës ka vizituar edhe skuadren e FC Prishtinës, ku është pritur nga Presidenti i kësaj skuadre, Remzi Ejupi, njofton faqja zyrtare e Prishtinës përcjellë Klan Kosova.

Matthaus gjithashtu ka mbajtur një fjalim motivues edhe për fëmijët që janë në shkollën e futbollit të Prishtinës.

Kujtojmë se Gjermani ka qenë futbollisti i skuadrave të mëdha si Bayern Munchen, Inter, Borussia Mönchengladbach, nga viti 1979 deri në vitin 2000.

Konkurs Pune

Lexo më shumë