Prishtina shënon Ditën e Tokës, mbillen lule dhe fidane - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina shënon Ditën e Tokës, mbillen lule dhe fidane

NULL NULL
22/04/2020

Sot shënohet Dita e Tokës.

Për shënimin e kësaj dite Komuna e Prishtinës ka zhvilluar një aktivitet duke mbjellur lule dhe fidane.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, foli për rëndësinë e shënimit të 50 vjetorit të kësaj date.

“Në kohë të pandemisë e Covid-19 nuk do ta harrojmë këtë që është pjesë tejet e rëndësishme edhe për të ardhmen edhe për luftimin e pandemive në të ardhmen.  Nëse ka fat në fatkeqësi në këtë pandemi është që e kemi vërejtur se çka do të thotë publikja dhe e përbashkëta”.

Ai bëri të ditur se sivjet do të mbillet një milion lule dhe pesë mijë fidane drunj.

Ahmeti gjithashtu falënderoi Hortikulturën për punën e vazhdueshme që po bëjnë në kohë pandemie.