Prishtina së shpejti me orar të punës në sektorin farmaceutik NULL NULL 04.03.2023 11:36 04.03.2023 11:36 Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Prishtina së shpejti do të bëhet me orar të punës në sektorin farmaceutik. Ai u shpreh se ka pasur ankesa nga qytetarët për mungesën e oraritit të punës së kujdestarivë të barnatoreve në kryeqytet, përcjell Klankosova.tv. “Së shpejti kryeqyteti me orar të punës në sektorin farmaceutik Jam takuar sot me përfaqësueosit e Odës së Farmacistëve të Kosovës në krye me dr Arianit Jakupi kryetar për të diskutuar rregullimin e orarit të punës së barnatoreve dhe shërbimit farmaceutike në kryqytet.Gjatë kësaj periudhe sa jam drejtor i shëndetësisë kam pasur ankesa nga qytetarët për mungesën e oraritit të punës së kujdestarivë të barnatoreve në kryeqytet”. “Ne kemi filluar diskutimet me OFK,Odën e Farmacistëve të Kosovës për të adresuar shqetësimin e qytetarëve dhe jemi pajtuar që duke pasuar parasysh rregulloret e komunës dhe rregulleret e OFM do të rregullojmë orarin e punës së barnatoreve në kryeqytet me çka do ta rrisim edhe profesionalizimin dhe cilësin e këtij shërbimi në kryeqytet që është me interes për qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guri (LDK): Motra e Salih Zybës u pranu në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO) 20 orë më parë