“Prishtina Parking” pranon gati 5 mijë sms në ditë për parkime (VIDEO) NULL NULL 06.05.2023 19:33 06.05.2023 19:33 4800 sms dërgohen në ditë në “Prishtina Parking” për parkimin e veturës në zonat ku i menaxhon kjo ndërmarrje publike e kryeqytetit. 800 vijnë vetëm nga rruga “Fehmi Agani” në lagjen “Qafa”, e 4000 të tjerat nga Ulpiana e “Rruga “B”. Kështu tha në emisionin “Ju flet Prishtina”, Artan Mullarama, drejtor operativ në “Prishtina Parking”. Sipas tij, mbi 800 sms vijnë nga rruga “Fehmi Agani” e cila gjendet në Zonën 1, apo “Qendër”, ndërsa mbi 4000 sms vijnë nga Zona 2, apo nga rrugët “B” e “C” dhe nga Ulpiana. Çmimi për një orë parkim veture në Zonën Qendër është 1 euro ora, ndërsa për Zonën 2 është 50 cent. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023