Prishtina në kohën e armikut të padukshëm (VIDEO) NULL NULL 17/04/2020 17/04/2020 Përhapja e pandemisë vdekjeprurëse Covid-19 e ka ndryshuar rrjedhën e gjërave nëpër shumë qytete të botës dhe kjo gjë po vërehet edhe në Prishtinë. Pas konfirmimit të rastit të parë me Covid-19 (13 mars, në Komunën e Vitisë), niveli lokal dhe qendror ndërmorën masa të hershme për ta parandaluar zgjerimin e tij, por fatkeqësisht numri të prekurve nga ky virus po vazhdon të rritet. Në kohën kur po shkruhet ky tekst (17 prill, 2020), janë gjithsej 480 raste me Covid-19 në mbarë vendin, prej të cilave 12 kanë rezultuar me vdekje. Institucionet relevante të shëndetësisë vazhdimisht po iu bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda vendbanimeve të tyre dhe të dalin vetëm kur është e domosdoshme në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit – kjo ka bërë që shumë rrugë të boshatisen. Kameramani i Klan Kosovës i cili e ka pasion edhe fotografinë, Bleron Llugiqi, ka vendosur që përmes disa video incizimeve të shkurtra që i ka realizuar nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës, ta paraqesë se si duket kryeqyteti në kohën e armikut të padukshëm. klankosova.tv
Shëndet Ndotja e ajrit ndërlidhet me çrregullime më të rënda mendore, zbulon studimi 6 minuta më parë