Prishtina në hall nga mbeturinat – ekologia paralajmëron rreziqe serioze për shëndetin (VIDEO) NULL NULL 16.05.2025 10:29 16.05.2025 10:29 Kryeqyteti po përballet me një krizë të thellë të menaxhimit të mbeturinave, ndërsa rrugët e saj janë mbushur me bërllok, duke e bërë situatën alarmante në shumë lagje. Ekologia Egzona Shala, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, tha se prania e mbeturinave ka krijuar kushte që mund të paraqesin rrezik serioz për qytetarët, sidomos për ata që kalojnë afër vendndodhjeve të kontejnerëve. “Ka predispozita për me sjell rrezik për qytetarët tanë, dhe sidomos për ata që janë drejtpërdrejt të qasshëm afër vendeve të kontejnerëve”, tha Shala, transmeton Klankosova.tv. Ajo shton se në kombinim me kushtet atmosferike të ditëve të fundit dhe praninë e qenve endacakë, rreziku i shpërndarjes së viruseve dhe baktereve të ndryshme është real dhe i madh. Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 2 orë më parë