Prishtina ndryshe: Gërmia, më zbehtë se vitet e kaluara më 1 Maj (VIDEO) NULL NULL 01.05.2023 20:27 01.05.2023 20:27 Krejt i lanë e Ditën e Punës zgjodhën ta presin në natyrë. Sivjet, trendi i qytetarëve që për 1 maj dalin në parkun e Gërmisë në kryeqytet, ishte më i ulët se sa siç rëndom ndodhte tradicionalisht. Këtë gjë një i ri që po e shijonte goxha këtë ditë, e lidh me migrimin e të rinjve. As lojëra me top e të rinjve, e as lozja e fëmijëve në këndin e tyre, nuk po ia heqin mallin dikujt. E ata që dolën këndejpari, u kënaqën të rinj e të vjetër. 1 maji në Gërmi, nuk ka lezet pa pak daulle. Ekzekutuesit e tyre kishin marrë rruga nga Shqipëria, për të bërë pak reklamë. Moti i favorshëm, bëri që numri i frekuentuesve të shtohet pasdite. Rruga kryesore qe bllokuar nga mëngjesi për qarkullim më të lehtë, derisa në rast nevoje këtu gajtë tërë ditës qëndroi një autoambulancë dhe një ekip i zjarrfikësve.
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023