Lajmet e fundit

Prishtina e ka miratuar buxhetin për vitin 2027-të.
Vlera e këtij buxheti do të jetë 161 milionë e 95 mijë e 638 euro.
Për këtij buxheti votuan 31 asamblistë dhe 12 ishin kundër.
Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, tha se nga shuma totale, 58 milionë euro janë për investime kapitale e 22 milionë euro janë nga Ligji për Kryeqytetin.
“Mjetet e qytetarëve do t’i kthejmë në çerdhe, shkolla, sport, shëndetësi e kulturë dhe përgatitjet për Prishtina 2030. Për buxhetin mund të ketë debat, por duhet të ketë vendim. Të mos mbetemi peng i dallimeve politike. Nuk votojmë për pushtetin, po për qytetarin. Kërkoj votën tuaj që të vazhdojmë punën. Kemi përgjegjësinë ndaj atyre që na kanë zgjedhur. Të bëhemi bashkë për një Prishtinë më të mirë”, deklaroi Rama gjatë seancës transmeton Klankosova.tv.