Prishtina me universitet të ri në Gërmi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina me universitet të ri në Gërmi

NULL NULL
06.05.2015 13:09
Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka propozuar që objekti i Kuvendit i ndërtuar në Gërmi të përdoret për studentët e Teknologjisë Informative.

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka thënë se objekti i Qendrës Protokollare të Kuvendit  e  ndërtuar në Gërmi do të përdoret për studentët e Teknologjisë Informative.

Këtë ide, ai e dha në forumin e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për teknologji të Informacionit dhe Inovacionit.

Kreu i Kuvendit tha se teknologjia e informacionit tashmë është një domosdoshmëri, për faktin se zhvillimi i saj po ecën shumë shpejt dhe ne duhet t’i zëmë trendët e këtij zhvillimi.

Poashtu Veseli theksoi se është koha që Kosova ta ketë Universitetin e Teknologjisë Informative. Në këtë funksion kryetari Veseli propozoi që Objekti i Kuvendit në Gërmi t’i dorëzohet sektorit të TI-së, për t’u shndërruar në universitet të teknologjisë informative./Klan Kosova.