Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina ka një njoftim për të gjitha ata që kanë blerë biletat

NULL NULL
30.04.2023 13:18

Klubi i Basketbollit, Prishtina ka bërë një njoftim për të gjitha ata që kanë blerë biletat për ndeshjen e sotme ndaj Trepçës, në kuadër të ndeshjes së pestë gjysmëfinale të Play-Off-it.

Kryeqytetasit kanë bërë të ditur se dyert do të hapen nga ora 15:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

“Ju njoftojmë të gjithëve që t’i përmbaheni orarit të ardhjes në sallë nga ora 15:00, sepse dyert do të mbyllen në orën 17:00”, thuhet njoftim.

Gjithashtu klubi prishtinas ka thënë se se të gjithë ata që posedojnë biletat duhet të kenë me vete edhe letërnjoftimin.

“Për shkaqe sigurie, pas takimit me përgjegjësit për siguri, ju njoftojmë se të gjithë që posedojnë biletën për ndeshje duhet ta kenë edhe letërnjoftimin”.

Ndeshja do të zhvillohet në Sallën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 17:15, teksa do të transmetohet në Klan Kosova. /Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.