Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina ia “rrëmben” Vëllaznimit ndeshjen e parë të Playoffit

NULL NULL
09.04.2025 21:02

Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj Vëllaznimit me rezultat 71:69.

Gjakovarët ishin më të mirë se kryeqytetasit në çerekun e parë, të cilin e fituan me rezultat 17:28, ndërsa në 10-minutëshin e dytë Prishtina e zbuti disavantazhin, duke fituar me rezultat 19:8.

Çereku i tretë ishte i barabartë, ku të dyja skuadrat shënuan nga 18 pikë, ndërsa dramë ishte në çerekun e fundit.

Rezultati në çerekun e fundit ishte tejet i ngushtë, ku Prishtina 45 sekonda para fundit kishte vetëm dy pikë më pak se Vëllaznimi, por pas dy gabimeve të mysafirëve, Prishtina në fund shënoi katër pikë për ta fituar dramën.

Më i miri në parket te Vëllaznimi ishte Hellems me 20 pikë, tetë kërcime e katër asistime, ndërsa te Prishtina u dallua Davis me 16 pikë, tri kërcime e tri asistime.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.