Prishtina ia merr fitoren në fund Borës NULL NULL 08.03.2025 21:45 08.03.2025 21:45 Prishtina e ka mundur Borën në fund të takimit me rezultat 67:72. Bora ishte duke avancuar gjatë pjesës më të madhe të takimit, mirëpo Plisat u treguan më të fortë në fund. Alex Lomax pati më së shumti pikë për Borën dhe në përgjithësi në takim, 18. Në anën tjetër, Rasid Mahalbasic i Prishtinës shënoi 17 sosh. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Me këtë fitore Sigal Prishtina ngjitet në vendin e parë me 38 pikë, por Trepça dhe Bashkimi kanë një pikë më pak dhe nga një ndeshje më pak të zhvilluar në vendet dy dhe tre. Ndërkaq, Bora ndodhet e gjashta me 31 pikë. Kjo ndeshje u dha direkt në platformën Art Motion, gjegjësisht në kanalin Sport 2.