Prishtina fituese e Superkupës së Kosovës në Basketboll NULL NULL 24.09.2019 23:08 24.09.2019 23:08 Sigal Prishtina ka nisur sezonin e ri mbarë duke triumfuar ndaj Rahovecin për trofeun e Superkupës së Kosovës. Klubi bardhekaltër i drejtuar nga trajner i mirënjohur, Bujar Loci, edhe pse hasi vështirësi gjatë ndeshjes arriti që në fund të fitojë me rezultat 91:73. Koshashënuesi më i mirë i takimi ishte basketbollisti nga radhët e Prishtinës, Fahro Alihodzic me 23 pikë, dy asistime. Për kryeqytetasit lojë të mirë bënë edhe Divine Myles me 20 pikë, tetë asistime dhe Mikaile Tmusic me 19 pikë. Ndërsa, për Rahovecin i drejtuar nga trajnerin Pllantak më i miri ishte Justin Gray me 17 pikë dhe pesë asistime. Me lojë të bukur u dallua edhe Arian Qallaku me 11 pikë dhe dy asistime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.