Prishtina ende e mbushur me mbeturina (VIDEO) NULL NULL 15.05.2025 21:54 15.05.2025 21:54 Prishtina tash e një kohë po ka probleme serioze me menaxhimin e mbeturinave. Shumë pjesë të kryeqytetit të Kosovës thuajse janë mbuluar nga mbeturinat, çka ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te qytetarët. Krejt kjo ka ardhur si pasojë e përplasjeve mes pushtetit lokal dhe Kompanisë Pastrimi. Ndonëse mbrëmë vonë u njoftua se kishte nisur mbledhja e mbeturinave, edhe sot në disa zona u pa se pati ende rrugë të mbushura. Lexuesit e Klankosova.tv. kanë dërguar pamje nga rruga “Ndue Përlleshi”, ku shihet se bërlloku e kishte mbuluar atë pjesë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 2 orë më parë