Prishtina e veshur kuq e zi feston 28 Nëntorin (VIDEO) NULL NULL 28/11/2021 28/11/2021 Festa e 28 nëntorit është datë e cila gjithmonë shënohet me festa të ndryshme. Edhe këtë vit, sheshi i kryeqytetit u mbush me njerëz që kishin dalë për të festuar këtë festë. Atmosferë edhe më e mirë u bë kur erdhën tupanat dhe qytetarët filluan të vallëzonin nën tingujt e tyre. Përveç pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntori lidhet edhe me daljen e parë të UÇK -së, andaj një ish-luftëtar, Xhevdet Qeriqi, thotë se kjo datë gjithmonë do të mbetët e rëndësishme. “28 Nëntori është festë historike, dallon prej 17 shkurtit por është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të bëjmë dallime mes këtyre festave”. Ky i fundit thotë se ushtarët deri pas viti 99 këtë festë e shënonin me këngë patriotike e me armë, kurse sot kjo festë ka ndryshuar, meqë kryesisht mbledhitë bëhen në lokale e sheshe. Kronikë e zgjerua nga Arjeta Sinani.
Lajme Australi: Arrestohet një person i armatosur pas të shtënave në aeroportin e Kanberrës 5 minuta më parë