Prishtina e Tirana sonte bashkë në premierën e shfaqjes “Të turpëruarit” në Teatrin Kombëtar NULL NULL 17.03.2025 14:53 17.03.2025 14:53 “Të turpëruarit” është shfaqja mysafire e cila jepet sonte premierë në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Me regji të Altin Bashës, kjo shfaqje vjen si bashkëpunim i artistëve teatror nga Prishtina dhe Tirana. Kjo shfaqje trajton identitetin, kulturën dhe konfliktet ndërkulturore në shoqërinë moderne. Përmes dilemave të personazheve, shfaqja sfidon stereotipet, diskriminimin dhe paragjykimet, duke nxjerrë në pah sfidat e një shoqërie të diversifikuar dhe nevojën për dialog e reflektim mbi marrëdhëniet ndërkulturore. Në këtë shfaqje luajnë: Adrian Morina, Blerta Syla Surroi, Kushtrim Sheremeti, Aurita Agushi dhe Endrit Ahmetaj. Repriza e shfaqjes jepet më 18 mars, në ora 20:00, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Adoleshenca e Netflix bën histori, episodin e parë e panë më shumë se 6 milionë njerëz 4 weeks