Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina e Sheriff Tiraspoli me fjalë të mëdha për njëra-tjetrën

NULL NULL
17.06.2025 20:35

Klubi më i trofeshëm i Kosovës, Prishtina, do të përballet me Sheriff Tiraspolin në rundin e parë kualifikues të Europa League.

Pas shortit, trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, vlerësoi se “Plisat” kanë të bëjnë me një kundërshtar të fort, por tha se janë me fat që lojën e parë e luajnë si mysafirë.

“Kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë. Jemi me fat që kemi lojën e parë si mysafirë. Rezultati pozitiv në atë ndeshje do të thotë shumë, e pastaj në ndeshjen kthyese, me përkrahjen e ‘Plisave’ të cilët janë lojtari ynë i 12-të ta arrijmë qëllimin tonë”, tha Thaqi, transmeton Klankosova.tv.

Për duelin ndaj Prishtinës ka folur edhe trajneri i Sheriffit, Vicot Mihailov, i cili u shpreh se në ktë ballafaqim duhet kujdes maksimal dhe nuk duhet teprime në besim.

“Ekipi më i suksesshëm në Kosovë. Nuk po nxitohemi me parashikime. Le të fillojmë me një gjë të rëndësishme: në kualifikueset e Ligës së Evropës , niveli është shumë i ekuilibruar. Nuk ka ndeshje të lehta. Për momentin, nuk mund të themi asgjë të qartë, por është e qartë se do të përballemi me klubin më të suksesshëm në Kosovë”, tha Mihailov, shkruan Fotbal.click, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Mihailov nuk hezitoi ta vlerësonte progresin e futbollit të Kosovës në vitet e fundit, ku tha se është prodhuar një brez i ri lojtarësh të talentuar.

“Kohët e fundit, Kosova ka prodhuar një brez të ri lojtarësh të talentuar. Ne do të analizojmë, do të mbledhim të gjithë informacionin dhe do t’i përgatisim ndeshjet seriozisht”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.