Prishtina e mposht Vëllaznimin me rezultat të thellë NULL NULL 04.03.2023 19:01 04.03.2023 19:01 Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Vëllaznimit, me rezultat 86-51, në kuadër të xhiros së 24-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Prishtinasit qysh në çerekun e parë treguan se e duan fitoren, pasi e fituan me rezultat 38-7. Në çerekun e dytë, vendasit ishin për një nuancë më të mirë, pasi e fituan me shifrat 15-13. Çereku i tretë u mbyll me rezultat të barabartë 19-19, teksa në periudhën e fundit, mysafirët u treguan më të saktë me rezultat 16-10, për rezultatin përfundimtar 86-51. Më i dalluari në fitoren e Prishtinës, ishte Rrezart Memedi me 17 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime. Prishtina pas 24 ndeshjeve ka 18 fitore dhe gjashtë humbje, në vendin e parë me 40 pikë. Ndërsa Vëllaznimi në pozitën e gjashtë, me 31 sosh. /Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.