Prishtina e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj skuadrës polake NULL NULL 20.03.2023 18:50 20.03.2023 18:50 Sigal Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj skuadrë polakes King Szczein, në kuadër të çerekfinales së dytë të Ligës ENBL. Çerekun e parë e nisën më mirë vendasit duke triumfuar me shifrat 21-17. Por në të dytin kryeqytetasit u kthyen në lojë duke e fituar me rezultat 25-20. Kështu pjesa e parë u mbyll në të mirë të Prishtinës me rezultat 42-41. Më i dalluari te Prishtina ishte Dustin Thomas, me 12 pikë, katër kërcime dhe katër asistime. Kujtojmë, ndeshja e parë në Prishtinë, ka përfunduar me rezultat të barabartë 64-64. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.