Prishtina e humb sfidën me Dukagjinin (VIDEO) NULL NULL 12.03.2025 14:30 12.03.2025 14:30 Dukagjini ka arritur të shkaktojë befasi në kuadër të javës së 24 të Superligës. Skuadra nga Klina e ka mposhtur minimalisht Prishtinën me rezultat 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes Altin Merlaku, në minutin e 18-të. Aktualisht Dukagjini gjendet në vendin e shtatë të renditjes me 31 pikë, e po kaq pikë në një pozitë më të lartë gjendet skuadra nga kryeqyteti.