Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina do t’i digjitalizojë shkollat

NULL NULL
02.05.2015 16:03

​Drejtoria Komunale e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka për synim digjitalizimin e administratës nëpër shkollat e kryeqytetit me qëllim të përmirësimit të procesit edukativo – arsimor.

Për këtë arsye, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci dhe udhëheqësja e kabinetit të kryetarit, Fitore Pacolli, vizituan shkollat e qytetit të Gracit të Austrisë me qëllim që të informohen rreth digjitalizimit të shkollave, si dhe përvojën të cilën e ka Austria me digjitalizimin e administratës së shkollave.

Me këtë rast, delegacioni nga Komuna e Prishtinës e vizitoi shkollën publike “Graz International Bilingual School” (GIBS) ku me udhëheqësit e shkollës u diskutua lidhur me vështirësitë dhe përparësitë e aplikimit të projektit të digjitalizimit.

“Gjatë kësaj vizite, Nagavci dhe Pacolli u pritën në takim edhe nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit në qytetin e Gracit, Hohensinner me të cilin, përpos procesit të digjitalizimit, diskutuan edhe lidhur me qëndrimin tërë ditor në shkolla, funksionimin e çerdheve publike dhe atyre private, si dhe për ligat sportive në shkolla dhe bashkëpunimin e tyre me shoqatat e sportit. Drejtoria Komunale e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka për synim digjitalizimin e administratës nëpër shkollat e kryeqytetit me qëllim të përmirësimit të procesit edukativo – arsimor”, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Prishtinës.

Kohë më parë Gracin me ftesë të kryetarit të këtij qytetiSiegfried Nagl e vizitoi edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.