Prishtina dhe “Help” i dalin në ndihmë bizneseve NULL NULL 08.07.2015 13:37 08.07.2015 13:37 Rreth 100 biznese të komunës së Prishtinës do të përfitojnë falë marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis komunës së Prishtinës dhe organizatës “Help”. “Veprimet që do të ndërmerren në veçanti sipas kësaj marrëveshje lidhen me krijimin e vendeve të reja të punës përmes përkrahjes me grante të mikrobizneseve. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi të marrin pjesë në takimet informuese me qytetarë lidhur me mundësinë e përfitimit të granteve nga ky projekt.” bën të ditur zyra për informim e komunës së Prishtinës. Sipas kësaj marrëveshje me organizatën gjermane “Help”, deri në fund të këtij viti planifikohen të ndahen 100 grante për bizneset e reja, në vlerë prej rreth 2000 euro për një biznes. Prej granteve me një vlerë të përgjithshme prej 200 mijë euro, Komuna e Prishtinës ka kontribuar me 20 % të vlerës totale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 2 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 2 orë më parë