Prishtina binjakëzohet me qytetin Cospicua të Maltës (VIDEO) NULL NULL 10.12.2023 16:25 10.12.2023 16:25 Prishtina është binjakëzuar me qytetin Cospicua të Maltës. Njoftimin e bëri kryetari, Përparim Rama. Sipas Ramës, nëpërmet kësaj synohet thellimi i bashkëpunimit, në fushën e kulturës, edukimit, shkencës dhe kërkimit. “Kjo marrëveshje ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve tanë që të shkëmbejnë vizita, të takohen e provojnë kultura të ndryshme për të promovuar dhe forcuar respektin, kulturën, solidaritetin mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin në fushat e tregtisë e industrisë”, tha Rama. “Kryetarin e Cospicuas, Marco Emanuel Agius e ftova për vizitë në Prishtinë”, tha ai. Pamjet nga ceremonia e binjakëzimit mund t’i gjeni KËTU *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ushtria e profileve të rreme: Si po e manipulon Qeveria Kurti opinionin publik? (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova "S'e ka kuptuar pyetjen", kontradiktat e komunës së Kamenicës për punëtorët që paguan e rrijnë në shtëpi (VIDEO) 24 orë më parë