Prishtina as sivjet s’fillon ndërtimin e banesave me kosto të përballueshme (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 08.04.2023 19:22 nga Mërgime Taraku 08.04.2023 19:22 Projekti për ndërtimin e rreth 800 banesave me kosto të përballueshme në Bërnicë të Epërme nga ana e Komunës së Prishtinës, ende nuk ka filluar. Banesat e lagjes Model, ishte planifikuar që të iu takojnë shërbyesve civilë, ndërtimi i të cilave u premtua nga ish-kryetari Shpend Ahmeti, i cili s’dha ndonjëherë arsye se përse nuk dha dritën e gjelbër për realizimin e tij, raporton Ju Flet Prishtina. E Ndërmarrja Publike Banesore e cila ishte kontraktuar për të bërë projektin ideor, tashmë ka vite që e ka kryer punën e saj për të. Buxheti i cili kërkohet për ndërtimin e kësaj lagjeje është 50 milionë euro. Tashmë qeverisja aktuale e Prishtinës ka vendosur që gjë në terren mos të bëhet këtë vit, pra mos të nisë krijimi i lagjes meqë s’e ka përfshirë në buxhetin e këtij viti. Por, sipas drejtoreshës për Planifikim Strategjik e Zhvillim të Qëndrueshëm, Mimoza Sylejmani, Komuna përsëri do të merret me detajet e këtij projekti. Se kur do të jetësohet ose nëse do të realizohet ky projekt nga qeverisja Rama, Sylejmani tha se do të vendoset së shpejti. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023