Lajmet e fundit
Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i LVV-së, ka mbajtur një takim rreth tre orësh me grupin parlamentar të partisë.
Pas takimit, Albin Kurti, në konferencë për media, tha se të gjithë deputetët e LVV-së janë pro Bekim Sejdiut për president.
Megjithatë, sipas gazetares së Klan Kosova, Altiana Zogaj, kreut të LVV-së, sikurse edhe deputetëve të tij, duket se nuk i la shije të mirë vendimi i gjashtë deputetëve të LDK-së që të dalin kundër Sejdiut.
“Sipas Kurtit, këto nuk ishin lëvizje kundër tij, por kundër vullnetit të Kryesisë së LDK-së”.
“Me Aleancën, ai tha se duhet të ulen e të diskutojnë përpara se të vendosen kushtet nga ta. Ai tha se është thuajse e pamundur që të ketë kushte dhe gjashtë pika, kur në fakt po refuzohet një takim mes këtyre dy palëve”.
“Kurti falënderoi gatishmërinë e kreut të LDK-së që të lidhet një marrëveshje që do ta largonte nga kriza institucionale Kosovën, por që janë këta gjashtë deputetët që i thanë jo kandidimit ata që, sipas tij, po e shtyjnë vendin në zgjedhje”, deklaroi mes tjerash gazetarja Zogaj.