Prishet ashensori, bllokohen 40 minatorë të Trepçës NULL NULL 10.04.2023 14:00 10.04.2023 14:00 Në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth 40 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetur të bllokuar. Kjo si pasojë e prishjes së një elevatori i cili ua mundëson atyre hyrjen daljen nga thellësia e minierës. Një familjar i njërit prej minatorëve, ka treguar për klankosova.tv se bëhet fjalë për ndërrimin e tretë i cili ka mbetur i bllokuar nga ora 3:00 e mëngjesit. “Prej orës 3:00 të mëngjesit ndërrimi i tretë që e ka pasur ta kryejë orarin e punës dhe të shkojë në shtëpi, kanë mbetur të bllokuar në horizontin e 9-të për shkak se është prishur lifti”. “Familjarët janë bërë merak për më të dashurit e tyre dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes”. “Me siguri janë të uritur sepse kur kanë shkuar në punë, e kanë pasur me vete vetëm ushqimin që e kanë sjellë nga shtëpia. Madje disa prej tyre janë edhe duke agjëruar”. “Njëri prej tyre ka arritur të dalë, por pas 1 ore e 20 minutash”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv