Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prindi sulmon arsimtarin, ia përzuri djalin nga shkolla (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 08.03.2023 20:44
podujeve shkolla rrahje

Vakia që një arsimtari të fizikës i ngjau në Ditën e Mësuesit, është gjëja e fundit që mund t`i ketë shkuar në mend.

A.B, nga Gërdoci i Podujevës, ishte kujdestar dite të martën e 7 marsit, kur një nxënës i klasës së tetë s’po u bindej rregullave të futej në klasë, e për më keq ofendonte me fjalor të pistë. Meqë ishte pushimi i shkurtë e fjalët nuk po bënin punë, mësimdhënësit iu sos durimi dhe urdhëroi që të shkojë në shtëpi, raporton Klan Kosova.

Por me kaq nuk mbeti. 41 vjeçari që zgjodhi të mbetet anonim, tregon se në orën pasuese në klasë u shfaq prindi i nxënësit që ishte goxha i inatosur dhe e sulmoi fizikisht arsimtarin. Ky më pas thirri policinë që e arrestuan I.Z për ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe e dërguan në mbajtje për 48 orë.

Ndaj nxënësit menaxhmenti mori masa disiplinore, derisa u solidarizuan edhe me kolegun duke mos e mbajtur orën e parë të mësimit të mërkurën. Për situatën e një dite më parë, të mërkurën drejtori thirri mbledhje me prind. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.