Lajmet e fundit
Korrespondenti i Klan Kosova, Valdrin Daci, ka deklaruar se një prind ka raportuar për një rast të dyshuar të dhunës ndaj fëmijës së tij në një shkollë në Pejë.
Daci ka bërë të ditur në emisionin “Ora 7” se, sipas prindit, nxënësi dyshohet se është sulmuar dhe rrahur nga disa bashkëmoshatarë në oborrin e shkollës.
Për rastin janë dërguar pyetje në Polici dhe në spital, ndërsa deri në momentin e raportimit nuk është marrë përgjigje zyrtare.
Korrespondenti Daci bëri të ditur gjithashtu se pas raportimit për këtë rast kanë kontaktuar edhe prindër të tjerë, të cilët kanë pretenduar për raste të tjera të dhunës ndaj nxënësve, përfshirë edhe vajza.
Sipas Dacit, këto raste janë duke u verifikuar dhe informacionet e reja nga institucionet do të bëhen të ditura në vazhdim.