Prindërit për librat: Proces i mundimshëm e i kushtueshëm (VIDEO) NULL NULL 14.08.2024 20:47 14.08.2024 20:47 Nxënës shkollorë Procesin e subvencionimit të teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit, prindërit po e quajnë proces të mundimshëm e më të kushtueshëm. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci një ditë më parë njoftoi se kanë vendosur që blerja e teksteve shkollore të bëhet nga vetë prindërit, duke subvencionuar me nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri të pestën, e ata nga klasa e 6 deri të 9, me nga 110 euro. Por, praktikë shumë të mundimshme po e vlerësojnë vet prindërit këtë metodë, që ishte praktikuar për herë të parë vitin e kaluar e që sipas tyre ka dështuar. Madje, ka prindër që këtë metodë e konsiderojnë edhe më të kushtueshme. Pos kësaj, të tjerë prindër e vlerësojnë si shumë të komplikuar gjithë këtë proces. Mendim të njëjtë ndajnë edhe nga Këshilli i Prindërve, të cilët thonë se ky vendim është marrë pa u konsultuar me ta. Metoda e subvencionimit të teksteve shkollore direkt tek prindërit ka nisur vitin e kaluar, ndërsa është shoqëruar me shumë dyshime edhe për keqpërdorime. Pikërisht për këtë çështje edhe ishte themeluar një Komision Hetimor në Kuvendin e Kosovës, që të hetoj gjithë procesin e subvencionimit me tekste për nxënës vitin e kaluar. Derisa opozita insiston se ky komision ende ka mandat valid, deputetët e Vetëvendosjes thonë se mandati i këtij mekanizimi hetues të kuvendit ka përfunduar. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024