Prindërit i organizuan dasmë tradicionale indiane djalit homoseksual NULL NULL 02.06.2016 22:09 02.06.2016 22:09 Prindërit indian të një homoseksuali i përgatitën djalit të tyre një martesë tradicionale, një ceremoni e cila u komentua shumë nga India e cila ka një qëndrim shumë të ashpër ndaj homoseksualëve, por ky veprim i ka frymëzuar shumë persona në gjithë botën. Rishi Agarwal dhe tashmë burri i tij, Daniel Langdon, u martua në një fushë golfi në Oakville të Kanadasë me një ceremoni hindu të financuar tërësisht nga prindërit e Afarwal, trasmeton Klan Kosova. Dy të martuarit, kanë kryer të gjithë ritualet standarde të një martese tradicionale indiane. Vijay dhe Sushma Agarwal, prindërit e dhëndërrit kishin emigruar nga India për në Kanada në vitet 1970 dhe tregojnë që ishin shokuar kur e kishin kuptuar që djali i tyre është homoseksual, por asnjëherë nuk e kishin refuzuar atë për atë se çfarë ishte. “Ishte një kohë shumë e vështirë për mua. Mendoja që unë asnjëherë nuk do ta kem një martesë tradicionale, ose të martohesha me njeriun që doja”, shprehet Rishi Agarwal. Homoseksualiteti vazhdon të jetë ilegale dhe e dënueshme në India dhe kjo preferencë seksuale vazhdon të qëndrojë një temë tabu në shumicën prej familjeve tradicionale indiane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Ja pse noti në Berlin ka qenë i ndaluar për 100 vjet - pritet të rikthehet në vitin 2026 18/06/2025