Princi Harry u largua i vetëm pasi mori pjesë në kurorëzimin e babait - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Princi Harry u largua i vetëm pasi mori pjesë në kurorëzimin e babait

NULL NULL
07.05.2023 10:52
Princi Harry

Duka i Sussex-it ka marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij, me ç’rast ka qëndruar i ulur në dy rradhë larg nga vëllai i tij në Westminster Abbey.

Princi kishte mbërritur pa gruan e tij Meghan, e cila qëndroi në SHBA dhe u nis menjëherë më pas për një fluturim kthimi nga Heathrow.

BBC raporton se ai nuk ishte ftuar të shfaqej në ballkonin e Buckingham Palace pas ceremonisë, transmeton Klankosova.tv.

Është hera e parë që ai është parë publikisht me familjen e tij që nga publikimi i kujtimeve të tij të diskutueshme “Spare”.

Princi Harry, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar të premten, u kthye në Los Anxhelos në orën 19:30 me kohën lokale të shtunën pasi mori një fluturim të British Airways, njoftoi agjencia e lajmeve PA, transmeton Klankosova.tv.

Ai hipi në një makinë i vetëm jashtë abacisë pak pasi kishte mbaruar shërbimi i kurorëzimit.

90 minuta më vonë, në ballkonin e Pallatit Buckingham, Mbretit dhe Mbretëreshës iu bashkuan anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë Princin dhe Princeshën e Uellsit dhe fëmijët e tyre./Klankosova.tv/.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.