Princi Harry dhe Meghan Markle do të jetojnë në Afrikë? NULL NULL 21.04.2019 19:00 21.04.2019 19:00 Meghan Markle dhe Princi Harry mund të largohen nga Britania e Madhe drejt Afrikës për tre vjet pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë. Çifti mbretëror do të vendoset në shtëpinë e tyre të re në vilën Frogmore përpara se të marrin një vendim mbi misionin e madh, i cili do t’i shohë ata të angazhuar në një veprimtari bamirëse në Afrikë. Sunday Times raporton se Duka dhe Dukesha mund të largohen për detyra të cilat do të ndërthurin Commonwealth dhe punën e bamirësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.