Princi Charles nuk do t’i japë djalit të Harry-t dhe Meghan, titullin e Princit

Princi Charles nuk do t’i japë djalit të Harry-t dhe Meghan, titullin e Princit

NULL NULL
1 month më parë

Princi i Uellsit , Charles Philip Arthur George, ka bërë të ditur se nuk dëshiron që nipit të tij të Archie, djalit dyvjeçar të Princit Harry dhe dukeshës Meghan Markle t’i jepet titulli i Princit.

Si një nip i sovranit, Archie ka të drejtë të jetë Princ, por me sa duket Charles ka vendosur të kufizojë numrin e anëtarëve kryesorë në familje, njofton Klan Kosova.

Mendohet se vendimi i tij erdhi pas një një seri akuzash që Harry dhe Meghan i kanë hedhur Charles dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Sipas Mail On Sunday, Charles i ka thënë Harry dhe Meghan se ai madje do të ndryshojë dokumentet kryesore ligjore për t’u siguruar që Archie nuk do të marrë titullin që i takon dhe që dikur do t’i jepej me të drejtë.