17:46, 18 Mars 2016

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë janë bërë të gjitha përgatitjet në pritje të Princit të Mbretërisë së Bashkuar Charles dhe dukeshës Camilla, njofton Klan Kosova.

Atje po qëndron një ekip i Klan Kosovës dhe gazetarja Arbresha Fazliu ka raportuar direkt nga “Adem Jashari”, në Info Magazine.

Ajo ka treguar se pritja do të bëhet në masa të shtuara të sigurisë dhe se takimin e parë Princi Charls do ta ketë me Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

Në pritje të mikut të madh të shqiptarëve janë vënë edhe garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas protokollit, pas takimit me Jahjagën në aeroport, Princi Charles do të vijë në Prishtinë ku do të takohet me liderët e vendit.

Më vonë është raportuar se do ta vizitojë edhe njërin nga qytet e Kosovës.

Vizita e Princit Charles prite të zgjasë disa ditë, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë