Princesha Eugenie dhe burri i saj i vendosin emrin djalit të tyre NULL NULL 1 week më parë 1 week më parë Princesha e Britanisë së Madhe, Eugenie dhe burri i saj Jack Brooksbank ia kanë vënë emrin djalit të tyre, August Philip Hawke Brooksbank. Këtë e bëri të ditur Pallati Buckingham me anë të një njoftimi, transmeton Klan Kosova. Foshnja, i cili është stërnipi i nëntë i Mbretëreshës Elizabetë II, u lind më 9 shkurt të këtij viti në Spitalin Portland të Londrës. Njëri nga tre emrat foshnjës është i njëjtë me atë të gjyshit të Eugenie, Princit Philip, i cili për momentin është i shtrirë në spital. Princesha Eugenie, është vajza e vogël e Princit Andrew dhe Sarah, dukeshës së York dhe mbesa e Mbretëreshës Elizabetë. Foshnja, August Philip Hawke Brooksbank është fëmija i saj i parë dhe është i 11-ti në radhë për fronin në familjen mbretërore, shkruan AP.