Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Princesha e parë lesbike në Disney

NULL NULL
26.05.2016 12:28

Idina Menzel ka dhënë mbështetjen e saj, për një peticion të krijuar nga fansat e Frozen ku kërkojnë nga Disney që Mbretëresha Elsa të ketë një të dashur femër tek Frozen 2, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Aktorja Menzel, fituese e çmimeve të ndryshme, e cila ka bërë zërin e karakterit kryesor në Frozen (kënga “Let It Go”), ka deklaruar që futja e romancës në mes të seksit të njëjtë do të ishte e mrekullueshme.

“Mendoj që do të ishte e mrekullueshme. Megjithatë, Disney duhet të pajtohet me këtë. Përndryshe Elsa ma ka ndërruar jetën” ka thënë Menzel.

Disney ende nuk ka komentuar rreth idesë së princeshës së parë LGBT, mirëpo dyshimet janë të mëdha ngaqë Kristen Bell – e cila bën zërin e Anna-së – ka thënë që skripta veçse është e përfunduar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.