Princesha Diana del në shëtitje NULL NULL 10.05.2015 10:04 10.05.2015 10:04 Princi William dhe Kate Middleton shkaktuan një tollovi të madhe në Londër, duke e nxjerrë vajzën e tyre në shëtitje në mes të njerëzve të zakonshëm – – ose të paktën do ta kishin bërë. Por në vend të tyre, e bëri një çift që u ngjason nga pamja. Sigurisht, karroca e fëmijës e bëri shumicën të mendojnë se do ta shohin Princeshën Charlotte Elizabeth Diana. Ka pasur edhe të tillë që i ndalnin në rrugë dhe kërkonin të bënin fotografi me të. Për fat të keq, çifti mbretëror falso janë në të vërtetë Heidi Agan dhe Simon Watkinson. Ata janë disi të famshëm atje për pozimet që bëjnë si çift mbretëror. Por me sa duket jo aq të famshëm, pasi ende nuk mund ta mashtrojnë mbretëreshën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Heidi Montag thotë se ajo pothuajse vdiq pas kreu 10 operacione plastike në të njëjtën kohë 20/09/2023
Ndërkombëtar Russell që akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale, performoi para 2 mijë fansave 17/09/2023