Lajmet e fundit

Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë këtë të mërkurë u kthye në një pikëtakim për adhuruesit e kafesë dhe çajit, ku vizitorët patën mundësi të provojnë produkte të ndryshme dhe shije të reja.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe “Prince Caffe”, e cila këtë herë prezantoi disa prej produkteve të saj, nga espresso dhe kafeja turke, deri te 3N1.
“Zakonisht jemi me ideja të reja çdoherë, kemi edhe espresso edhe turke, këtë herë edhe me 3n1, me pas presence, me i tregu që është shija e re fantastike”, tha baristi Jetmir Maliqi.
Vizitorët patën mundësi të zgjedhin mes shijeve të ndryshme. Për disa, zgjedhja ishte e qartë që në filxhanin e parë.
“E mora një amerikane, vërtetë shumë, shumë e mirë”, tha një vizitor nga Norvegjia.
Ndërsa, një tjetër, pas kapuçinos së parë, tha se do të rikthehej për një tjetër.
“Unë zgjodha cappuccino, sa më pëlqen, do të shkoj ta marr edhe një sa ta mbaroj”, u shpreh ajo.
Përveç konsumimit në ambiente të jashtme, “Prince Caffe” ofron edhe alternativa për ata që preferojnë ta përgatisin kafenë në shtëpi.
“E kemi edhe kapsulën premium dhe ristreto. Ka zgjedhje që s’duhet mi mungu shtëpive, është edhe aparati që gjendet në coffe shop dhe comodita”, tha Maliqi.
Në mesin e produkteve të prezantuara janë edhe “Yes Please”, “Premium”, “Gold” dhe “Grand”, duke u ofruar konsumatorëve mundësi të ndryshme zgjedhjeje.
Krahas vendësve, shijet e kafesë kosovare u provuan edhe nga vizitorë të huaj.
Një vizitor amerikan, i cili tha se ka udhëtuar në 45 shtete si adhurues i kafesë, e vlerësoi veçanërisht kafenë që provoi në Kosovë.
“Erdha sot, më pëlqen ky shtet, provova këtë kafe, është e para këtu, nga 45 shtete që i vizitova si adhurues i kafesë, kjo qenka më e mira që e kam provuar”, tha Skander Belli.
Edhe një vizitor nga Franca e vlerësoi kafenë për cilësinë e kokrrave, pajisjet dhe përgatitjen.
“Me të vërtete më pëlqeu shumë, kualiteti fantastik, kokrra me kualitet të mirë, paisje të mira e duar të mbara për kafe”, tha Ala Raddaoui.
Ndërkohë, për ata që kërkojnë një alternativë më të shpejtë, në ‘vending machine’ më së shumti po preferohet ‘Instant 3N1’.
Edicioni i 10-të i festivalit vazhdon edhe për dy ditë, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të provojnë edhe më shumë nga gama e produkteve të kafesë dhe çajit.