PriDox fillon sonte në Prishtinë NULL NULL 01.07.2025 09:00 01.07.2025 09:00 Foto: Arkiv PriDox do të mbahet nga sot deri më 3 korrik nën qiell të hapur në kinemanë @e.dh.e me filma, muzikë dhe ushqim të mirë. Prishtina International Film Festival- PRIFEST ka njoftuar se në muajin korrik do të zhvillohet PriDox – java e filmave dokumentarë, transmeton Klankosova.tv “Me kënaqësi ju prezantojmë filmat interesantë që do të vënë në lëvizje serinë tonë të eventeve verore duke filluar me PriDox 📽️ që mbulojnë një gamë të gjerë temash nga sfidat e integrimit të emigrantëve në Slloveni, përpjekjet humanitare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Ballkanin Perëndimor, dhe rënia e demokracisë në Evropën Qendrore të sotme 🇭🇺 në secilën prej tre netëve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.