Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prezervativë, barna qetësuese e mbetje të drogës – Gjithçka në Ferizaj (VIDEO)

NULL NULL
nga saranda aliu 02.12.2024 19:40

Në shikim të parë rruga duket se të çon në park.

Mirëpo, prapa gjelbërimit “janë fshehur” disa objekte të harruara.

Jo shumë larg qendrës së Ferizajt, gjendej Koorporata e Bujqësisë, Radio Festina e shumë biznese të tjera.

Mirëpo, të njëjtat tashmë janë braktisur.

Por jo nga të gjithë.

Përdoruesit e drogave si duket kanë gjetur vendin më të duhur, aty ku rrallë kush i sheh.

Disa nga to, si duket nga vjetërsia janë shkatërruar.

Por shumë prej tyre janë bërë vende të denja për këto veprimtari.

Krejt dyshemeja është e mbushur me filtera të cigareve.

Kamera e Kiks-it gjeti edhe mbetje, të cilat si duket narkomanët i kanë përdorur për ta përgatitur “krekun” apo ndryshe i njohur si kokainë e pastër.

Në këtë hapësirë u gjet edhe Xanax, i cili hyn në kategorinë e barnave psikotrope, mirëpo nga narkomanët përdoret për t’u droguar.

Burimet i thanë Kiks-it se në këto objekte, kanë parë të kryhen edhe marrëdhënie seksuale. Kjo dëshmohet nga sasia e prezervativëve të hedhura në tokë.

Njëri nga këto objekte të braktisura duket se i ka rënë në sy dikujt meqë vërehet se nuk ka shumë kohë që ajo hapësirë ishte pastruar.

Rreth e çark këtyre objekteve gjenden edhe shtëpi e banesa të banueshme.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.