Prezantohet diamanti i kaltër më i madh ndonjëherë (FOTO) NULL NULL 17.04.2019 15:44 17.04.2019 15:44 Kompania Okavango Diamond nga Botswana e ka prezantuar një gur të çmuar prej 20 karatësh, duke deklaruar se është diamanti më i madh blu i zbuluar ndonjëherë atje. Diamantet blu janë shumë të kërkuar për shkak të ngjyrës së tyre të rrallë dhe diamanti Hope ndoshta është më i njohuri. “Vetëm disa gurë të ngjashëm kanë qarkulluar nëpër treg gjatë dekadës së fundit, prej të cilëve ky zë vend si më i rëndësishmi”, deklaroi drejtori i kompanisë, Marcus ter Haar, i cili nuk e dha vlerën e diamantit. Ky gur i çmuar është zbuluar vitin e kaluar në minierën Orapa. Ndërkaq, një kompani marketingu diamantesh, e zotëruar nga qeveria e Botswanës, vlerësoi se diamanti u formua në mes 500 milionë dhe tre miliardë vjetëve më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.