Prezantohen ndryshimet e adresuara në Projekt Kodin Civil

Prezantohen ndryshimet e adresuara në Projekt Kodin Civil

NULL NULL
2 months më parë

 Në Ministrinë e Drejtësisë sot janë prezantuar ndryshimet e adresuara në Projekt Kodin Civil në të cilin kanë marrë pjesë Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, zyrtar të kësaj ministrie si dhe përfaqësuesit e Projekt  Kodit Civil “EU Funded Civil Code- Phase 2” dhe zyrtarë të tjerë nga Zyra e BE në Kosovë.

Derisa ka folur për rëndësinë e Kodit Civil, Sallahu theksoi  se reforma në drejtësi nënkupton angazhim dhe punë të jashtëzakonshme jo vetëm në hartimin dhe miratimin e ligjeve, por dhe në funksionalizimin dhe zbatimin tyre. Pjesë e reformës në drejtësi, shtoi Zëvendësministri Sallahu, është edhe drejtësia civile.

“Vullneti dhe angazhimi maksimal i të gjithë akterëve relevant të përfshirë në këtë proces ka bërë që tani të hymë në një fazë tjetër të konsolidimit të infrastrukturës ligjore, përfshirë edhe Kodin Civil për të cilin është diskutuar në shtatë punëtori paraprake me ç‘rast adresimi i çështjeve të dala nga këto punëtori do të jetë ndihmesë në kompletimin dhe modernizimin e reformës në drejtësinë civile” tha ai, transmeton Klankosova.tv

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Projekt  Kodit Civil “EU Funded Civil Code- Phase 2” nga Zyra e BE në Kosovë, gjatë këtij takimi kanë prezantuar raportin e detajuar me ndryshimet dhe rekomandimet që kanë dalur nga shtatë punëtoritë paraprake për Projekt Kodin Civil.

Në këtë takim përveç ndryshimeve përmbajtjesore të Projekt Kodit Civil janë prezantuar ndryshimet teknike të cilat kanë reflektuar në draft dhe të njëjtat janë harmonizuar. Ndërkohë pjesëmarrësit në këtë takim të kryesuar nga  Isuf Jahmurataj, u dakorduan për hapat tutje në finalizimin e punës lidhur me Projekt Kodin Civil.